Kamila Seidolli
Heretike
Unë në fe s'kam besuar asnjëherë,
Por ateiste nuk jam aman.
A ndodhet gjaku i Krishtit në një gotë verë?!
A falen mëkatet se fale xhumanë?!
Unë në fe s'kam besuar ndonjëherë
Dhe e di qe shenjtore nuk jam.
E megjithatë lutem në kisha a xhami
E prap ndërtesat e tyre frikë i kam.
Unë në fe jo nuk besoj!
Po e di qe ka një ZOT.
Dhe e ndjej prezencën e tij,
Në çdo buzëqeshje dhe në çdo pikë lot.
Por ateiste nuk jam aman.
A ndodhet gjaku i Krishtit në një gotë verë?!
A falen mëkatet se fale xhumanë?!
Unë në fe s'kam besuar ndonjëherë
Dhe e di qe shenjtore nuk jam.
E megjithatë lutem në kisha a xhami
E prap ndërtesat e tyre frikë i kam.
Unë në fe jo nuk besoj!
Po e di qe ka një ZOT.
Dhe e ndjej prezencën e tij,
Në çdo buzëqeshje dhe në çdo pikë lot.