>
LETERSISHQIP
Kamila Seidolli

Lufta Jonë

Dashuria jonë ishte luftë!
Hartë beteje trupat tanë.
Ku copëzat e shpirtit tim.
U shpërndanë anë e mbanë.

Dashuria jonë qe luftë.
Prej saj mbeti veç urrejtje.
Fjalë të ëmbla kuturu.
Që nuk patën kurrfarë vlejtje.