>
LETERSISHQIP
Kamila Seidolli

Kuturu

Jeta shkoi kuturu
Një përqafim i shpejt, largimi
Dhe jeta shkoi kuturu
Vret më shumë në shpirt pendimi
Sesa largimi yt  ashtu

Dhe gjaku sakrificën ndot
Hënën me verë e deh
Pikon në zemër një pikë lot
Që nga dita që më le
23 Qershor 2021