>
LETERSISHQIP

Ringjallje

Ne barkën e lamë të pa ankoruar
dhe u çapitem drejt e te ishulli i pakalueshëm
me kokat që na shushurinin. Një det i lashtë
u zhduk mes pemëve.
Ne mes të diellit u shtrimë në bar.
Lëndina e kuqe u shua.
E fundit gjë që pashë ishte pulsi i fytit tënd.

Së pari u krijua zukatja e mizës, pastaj drita.
Ne picërrojmë sytë dhe shohim botën teksa përtërihet.
Era mbush pemët me gjethe.
Ti qesh sepse bari ekziston.
Pilivesa ngrihet, zhytet, ngrihet.
Dhe një mijë vjet kanë kaluar.
Përktheu nga suedishtja: Edita Kuçi Ukaj