>
LETERSISHQIP

Tour De France, Caku Final

Ja ku po vijnë ata, një grumbull i larmishëm
njerëzish nën qiellin pikues.
Becker prin, hedh një shikim mbi shpatulla
dhe shkel më fort mbi shpat të malit.
Të tjerët e ndjekin, çdo herë e më thellë mes viteve
dhe i grisin rrobat e tyre në lecka.
Ata luftojnë kundër erës;
shiu pothuajse i verbon.
Gishtat mpihen rreth dorezave,
flokët bien, të bardha.
Tani u afruan te pikënisja.
Spektatorët e shumtë rriten,
por galdimi dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe më larg.
Të ftohtit vjen nga këmbët.
Kur pika e finales del në pah,
hijet janë tashmë të gjata.
Kështu kalon i pari mbi kufi-
dhe zhytet-zhytet i pashpresë,
në një marramendje zërash fëmijërorë.