>
LETERSISHQIP

Amaneti

Kudo ku shkoj,
kudo që vi.
Amanetin tim,
e mbaj fort në gji.

Mbi varr kur të bie,
muzika të buças.
Edhe pianon time,
në kokë të ma vesh.

Le të bie muzika,
fort mbi varr.
Amanetin tim,
ruaje dhe mos e ler mbas.

Nga ana tjetër,
një libër me poezi ler.
Dhe flladi i erës,
faqet ia merr.