>
LETERSISHQIP
Klaudio Findiku

Dashuria 1

Nëse s’më don,
eja dhe ma thuaj.
Ky shpirt që po qan,
më parë ka vuajtë.

Do të lëndosh një shpirt,
që për ty po qan.
Do të fusësh në dhé një njeri,
që jetën don me ta fal!

Por më pas ky njeri,
s’dihet se ku vete.
Por e shkuara, do të mbetet në mëndje.

Këto vargje i shkrova,
këtë pasdite të bukur janari.
Kur para syve m´u shfaq liqeni,
me një pafundësi malli.

Ai mall ishte për ty,
edhe pse nuk e pranon.
Por unë gjithsesi do të të them:
që të dashuroj.