>
LETERSISHQIP

Mëngjesi I Trishtë

Mëngjesi i trishtë,
zgjoi dhe qetësinë.
Paqen e Akropolit dhe historinë,
në malin e bukur sipër në Athinë.

Retë mbulonin qiellin,
flakët rrëmbejnë dhe njerëzit.
Nëna, baballarë e fëmijë,
humbën jetë nën flakë dhe u përpinë.

Një tym i zi qytetin dhe historinë e mbuloi,
sirenat gjithkund po alarmojnë.
Qajnë më shumë se vetë njerëzit,
zjarrëfikëset po luftojnë me tmerrin.
Arco, 24.07.2018

Më shumë nga Klaudio Findiku