>
LETERSISHQIP
Kristina Keka

Të Vetmin Emër, Mësues

Gogol ndonjëherë
Që bërtet sa hyn në derë
Mbi kokë të vjen e të bërtet
Nëse detyrat para nuk ia qet

Një xhandar që don qetësi
Që Neve fëmijëve na heq liri
Është polici i burgut tonë
Në disiplinë na don gjithmonë

Por, nganjëher na rrezaton edhe drit
Na mëson të reja dit për dit
Na jep një buzëqeshje të çiltër vërtet
Sikur e harron se jemi djajt e vegjël të cilëve u bërtet

Sikur shndërrohet në ëngjëll me aureol të bardhë
Sikur për t'na dhënë gëzim nga qielli kish ardhë.
Sikur mund të bëjë që në verë të bjerë borë
Sikur mund t'na tregojë të gjithë botën pa kaluar një orë.

Një emër të vetëm ky person I veçantë ka
Ky ëngjëll që nga Parajsa u rrëzua e në tok' ra
Është ai që e kthen shkollën në vend argëtues
Ne e thërrasim me të vetmin emër, mësues.