Lasgush Poradeci
Trashigim
Ju më lini të flas unë
T’u them fjalë vjershërije
Në bunacë a në furtunë
Të këndoj siç më ka hije
Hija ime nuk di dhunë
Di vetem frymëzim lirie
Dhe di punë, punë, punë,
Mund pa fund për art magjije
Që të them nga ç’pata shkruar
Në kuvend te përvëluar
Ja! një iskër mjeshtërije
Ja! një iskër bukurie
Dhe ta shoh te pasqyruar
Vetëveten fije-fije
Fije-fije poezie
Qe mbanë erë Shqiperie
T’u them fjalë vjershërije
Në bunacë a në furtunë
Të këndoj siç më ka hije
Hija ime nuk di dhunë
Di vetem frymëzim lirie
Dhe di punë, punë, punë,
Mund pa fund për art magjije
Që të them nga ç’pata shkruar
Në kuvend te përvëluar
Ja! një iskër mjeshtërije
Ja! një iskër bukurie
Dhe ta shoh te pasqyruar
Vetëveten fije-fije
Fije-fije poezie
Qe mbanë erë Shqiperie
Komente 0