Lasgush Poradeci
Lundra Dhe Flamuri
Që larg po vi..., që larg.
Më turren valët varg-e-varg,
Un'ik dh'hepohem mund si harg...
E sipër tyre shkas,
Valoj me sulmë-e gas,
I le tallazet pàs:
...Kur val'e egër ze më tund,
E s'mund të mpruhem asgjekund
Prej gjeratoreve pa fund, -
Dënimi im s'më tremb aspak!
Dënimi im nis e m'i lak
Fringjitë-e shpirtit varfanjak:
E si më mbyt i tmerrshmi det.
Pushon ah!Zemra që buçet,
Mbaron ah!Zjarri që më tret.
E s'duket gjë kur humb,
Veç plùhurës si shkrumb
Lart mi katárt si thumb:
Flamur' i pastër qe m'u nxi
Në sulm te lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!...
Tashi katarti-u çduk në det
Tashi flamuri-u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt i let.
Më turren valët varg-e-varg,
Un'ik dh'hepohem mund si harg...
E sipër tyre shkas,
Valoj me sulmë-e gas,
I le tallazet pàs:
...Kur val'e egër ze më tund,
E s'mund të mpruhem asgjekund
Prej gjeratoreve pa fund, -
Dënimi im s'më tremb aspak!
Dënimi im nis e m'i lak
Fringjitë-e shpirtit varfanjak:
E si më mbyt i tmerrshmi det.
Pushon ah!Zemra që buçet,
Mbaron ah!Zjarri që më tret.
E s'duket gjë kur humb,
Veç plùhurës si shkrumb
Lart mi katárt si thumb:
Flamur' i pastër qe m'u nxi
Në sulm te lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!...
Tashi katarti-u çduk në det
Tashi flamuri-u ngrit përpjet,
Valon lirisht si shpirt i let.
Komente 0