Lasgush Poradeci
Vallja E Luleve
vijnë vashat valle-valle,
gush’ e gji stolisura
një pëllumb, një sy sorkadhe
seç më vjen më e mbollisura.
Ç’m’i ka hije shtati i hedhur
hije kraharuari,
pa fillon me zë të dredhur,
motra së kënduari:
Ju që niseni për lule,
shoqe moj,të mijëza
merrmëni as edhe mua
ndër pyje korijëza;
Pritni moj të vij dhe unë
maleve,lëndinave,
ndaj shkëlqen pa të përdhunë
filli i trëndelinave
Në mos diça të bëj tuf’
shoqe ju dëgjomëni:
bëni moj,një tog me lule
dhe ndër to mbulomëni.
Në ju pyetçin për mua:
Ç’u bë flokbanusheja?
Thoni se në një përrua,
e zu gjarpërueshja.
Thoni se ndaj një burimi,
me-të pa’të fluturën:
thoni seç e zuri trimi,
atë bel-këputurën.
gush’ e gji stolisura
një pëllumb, një sy sorkadhe
seç më vjen më e mbollisura.
Ç’m’i ka hije shtati i hedhur
hije kraharuari,
pa fillon me zë të dredhur,
motra së kënduari:
Ju që niseni për lule,
shoqe moj,të mijëza
merrmëni as edhe mua
ndër pyje korijëza;
Pritni moj të vij dhe unë
maleve,lëndinave,
ndaj shkëlqen pa të përdhunë
filli i trëndelinave
Në mos diça të bëj tuf’
shoqe ju dëgjomëni:
bëni moj,një tog me lule
dhe ndër to mbulomëni.
Në ju pyetçin për mua:
Ç’u bë flokbanusheja?
Thoni se në një përrua,
e zu gjarpërueshja.
Thoni se ndaj një burimi,
me-të pa’të fluturën:
thoni seç e zuri trimi,
atë bel-këputurën.
Komente 1