>
LETERSISHQIP
Lasgush Poradeci

E Mora Shoqezen Perkrah

E mora Shoqezën Përkrah
E mora shoqezën përkrah,
E matmë rugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç'thua ndaj bucet!
Ç'far' pe, liqer, mi zall të shkretë?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.