Lasgush Poradeci
Vallja E Yjeve
Yjtë-e ndezur si fingjill, Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë.
Zunë fill me dashuri Që kur bota zu të ngjizet, Pa sikush për shok të ti Përvëlohet edhe ndizet.
Ndizet ças edhe për ças, E si kurrë s'ka të shuar, Pa pushim i vete pas Me një sulm të llaftaruar.
E si kurrë nuku mund Ylli yllin që t'a kapë Rrotull qiejve pa fund Venë-e-vinë-e-venë prapë...
... ... ... ...
Do të venë fluturim Kudo janë-e kudo s'janë, Nëpër qjell që s'ka mbarim, As fillim, as fund, as anë.
Kur mi të, kur nënë të, Kur me hire-e kur pa hire, Do përëajnë gjithënjë Hapësirë...shkretëtire...
Ata ikin varg-e-varg Me një etje të pashuar: Sesà fellë-e sesà larg Shoq me shoq u pat larguar!...
Kùsh j-u fali-aq dëshërim, Dh'aqë zjarr e aqë flakë, Dh'i gatoj me aq durim Yjtë-e lum e varfanjakë?
Se do një, si për çudi, Ku prej syresh rreh të ftohet, Shoq i vet, nga mall'i ti, Më me zjarr zë përvëlohet...
Dh'i vjen qark më me vërtik E me dhembje më të nxehtë, E si ik...si gjithë ik... E pushton me zjarr të vetë:
Sa më pak e shmbëllen: Aq më shumë-e ndjek dëshira... Pa nga malli që s'e gjen, Dridhet gjithë hapësira.
...Kur po ja! Se që përtej Ndriten erërat nga pakë: Yll-i çdukur nëpër qiej Vetëtiu e mori flakë:
J-a pat shtënë me një ças, Mun në mes në kraharuar, Shoq' i vet q'i sillej pàs Me një sulm të llaftaruar;
Q'e kish flakën mun në gji, Q'e zhuritte dashurija, që çkëlqente me zili Rrotull rrezeve të tija.
Yll i mjerë e yll i lum! Yll i lum e yll i mjerë! Sapo drita t'u përgjum, Sheh një shoq nëpër skëterë;
Ay vin... e gjith vin..., Gjith më pranë... -e gjith më pranë...- Sesà ndrin e vetëtin!... Sesà ndjen një gas pa anë!...
Sesa ndritesh përsëri! Sesì ndizesh përsëpari! Sesì djek me dashuri Posi yll margaritari!...
Dashuri! Heu! Mall i ri! Dashuri! këng' e durimit! Ti liri! Ti robëri! Ti valim i shkrepëtimit!

Komente 2