>
LETERSISHQIP
Leandro Hida

Gjithçka Mbytur Në Ujë

nje dit dola me nxitim dhe humba te gjitha letrat e mia,
U ktheva por gjithcka ishte mbytur në ujë

Kam kohe qe nuk jam në shtëpi
Gjithcka që kam kerkuar ka qënë një vënd per tu ndjerë si në shtëpi
Por dalëngadalë Po i humbisja te gjitha shpresat

Te behesh i pashpresë je thyer nga ëndrrat.
Standartet ishin te larta,Por unë as që ju afrova,
tani koha Po kalon.
Mundohem te kthehem dhe te ndryshoj shum gjëra.

Kaluan ditë dhe netë prove para se te merrja në telefon babain tim,qe te qendroja i fort dhe te mbaja lotët.
Un isha i sigurt me nënën time
Por e ktheva strehen në një front lufte.
Sepse sa here trauma më bie në shpin,
Ndjej se dua te bertas

tani anija Po fundoset ne trupin e detit.
Mbyll syt dhe marr frymë,bie ne gjumë dhe përpiqem të mbledh forcat për të qënë në gjëndje të buzëqesh nesër.

Jam rritur mes të ligave por jam ndryshe,
Të qënit i vërtet më dallon dhe prandaj bej dolli,
e lashë substancën dhe u bera i varur nga vargjet,
ata me kritikojnë Pse nuk jam pjesë e cirkut të tyre.

si femijë duhet të rritesha?
Por nuk mora asnjë përqafim
Si mund të mërzitem nëse ka refuzim nga ana juaj?

Ka momente mendoj se dua të vdes
Per të parë jetën time tek shuhet.
( Rum ne dorë shpresoj te jet i fundit )
Ka hyre ne gjak dhe trrupi fillon të qajë

Dua te enderroj dhe të besoj se jeta ime ia vlen
Por perballë kësaj endrre e gjej veten me një zemër të gjakosur.
Kufje dhe thikë,nuk shikoj me kohën
Mendoj te ther veten si qengj.

Frika nga shum bukuri më lë një shije të hidhur në trupin tim
Me duket se Po kaloj një provë
Duke shpresuar se një ditë të njoh dashurin e një babai

Jam i vetmuar ne mendimet e mia,
Demonët dëshirojn që të ik.
Morali është thyer,më thuaj cfare do te bëjm më pas?

Thjesht do kthehem tek shënimet e mia
Behem i fort per mos te kapur një litar
Prandaj përpiqem ti tregoj këtu një nga një poezit e mia.

Syt e mi të errët më pengojn të shoh atmosferën time
Mendimet e zeza me ndjekin cdo natë
Mundohem te qaj sa herë bie shi

Jam vetem një fëmijë i kësaj bote
Dëgjoj britmat e trishtuera dhe behem pjes e hidhërimëve të tyre
e urrej bombardimin e njërzve që nuk e meritojnë.

Kjo botë më bëne të dëshpërohem
Për ta harruar marr një gotë alkol
Mos lejoj mendimet të shkojn larg dhe të shkëlqejnë
Një dit frymëzimi nga Leandro