>
LETERSISHQIP
Lebibe Zogiani

Letër Shoqes

Mos ik nga e kaluara
Bënë që e kaluara të ik nga ti
Të frikësohet nga dita e thyerjes së gënjeshtrës
Dhe dita e së vërtetës
Se ishte vetëm humbje kohe
Të besosh në të pabesuarën e pa besë

Kohën nuk ta kthen loti
As lumi
Ata kanë rrugën e tyre
Ti marrshin t’ ligat
Magjitë e zeza t’i marrshin
Hahaha…

Kohën e zgjatë jeta me të vërtetën
Pa e kthyer kohën kah e kaluara
As kokën
Mos mallko
Ti u rrite në atë kohë
Për ta mundur gënjeshtrën
Me gurin e së vërtetës
E theve pasqyrën që të zgërdhihej
Me ditët e shëmtuara
Vite, decenje…

Të ia themi të vërtetën vetes
Duke u betuar
Se nuk do ta gënjejmë më kurrë
Dhe jeta është e bukur
Dhe shumë e bukur
Duke e dashur vetveten
Qoftë edhe vetëm me tri ditë jetë
Me ata që na duan
Me të vërtetën
Pa u gënjyer
Nga ata që nuk e meritojnë
Asnjë ditë të jetës sonë

Jeta është më e bukur
Qoftë edhe vetëm me ëndërra
Dhe me shpresë
Për të ardhmen
Edhe nëse kurrë nuk bëhet realitet
Se duke vuajtur
E u gënjyer
Nga ata që kënaqen me vuajtjen tonë

Gëzuar!
"Këtë botë e bëra timen"
Ishte vargu më i bukur i poezisë tënde
Se po ua le jetën në duar të tjerëve
Mund ta marrë edhe djalli
E edhe, biri i birit të tij…

Stop!
T’ia fshijme lotin kohes
Të jemi më shumë se dje
Më shumë se sot
Të rritemi me të vertetën
T’i ndihmojmë edhe ata të marrë
Kushdo qofshin
S’paku, ta vënë gishtin në kokë
Por pa mallkuar
Se edhe për marrëzitë e tyre
Ndoshta ishte fajtor dikush
Stop!! Kohë e ma…