>
LETERSISHQIP

Endem Botës

Vrapova nëpër skutat e kësaj bote,
Të gjeja dashurinë, ta jepja Ty..
Kërkova pa u trëmbur nga furtuna
...Por ndjenjat nuk i gjeta dot Aty...

U enda si e humbur ditë e natë,
E mbytur nga shtirësia e kësaj bote,
U lodh, u rraskapit, ky shpirt i ngratë,
Nuk gjeta dot ngrohtësi tek fjala jote...

E mbytur në trishtim nga ky zhgënjim,
E humba veten fare, mes të mjerësh,
Dhe qiellit i lëshova një mallkim:
"Pse muzën ma burgos dhe do ta fshehësh"?!
"Qëromu botë moderne dhe pashpirt!
Nuk dua të jem viktimë që fshehet nëpër ferra!
Tutje.. ! Ti shpirt i ulët, e pa dritë,
C'kërkon të përfitosh nga unë e mjera?"
"Une s'kam, ndonjë mani për katandi,
Per mua, luksi i jetës, nuk vlen shumë,
Veç dua frymëzim e dashuri,
Të tjerat, janë për lumë, të shkojnë për lumë...!!