>
LETERSISHQIP

Thirrje Pranverës

Rrallë vjen ti në kohë të duhur
Dhe prapë gjenë të hapur derë
Mirëseardhje, dhe në shpirt t' këputur
E veçantë, je për çdo herë!

Përherë je dhe më e bukur
Për çdo pore je ngushëllim
Me ty mbrrij në majet të larta
Je kënaqësia e shpirti tim!

Në ty s' gjej plasaritje
Gjithmonë je si hënë e plot
Në këtë kohë, eja më heret
Rrezja jotë shpëton këtë botë!

Dua rreze, duam dritë
Duam diell që na shëron
Këmb e kokë, jemi mpirë
Fjalë e mirë, më s' na ngushëllon!