>
LETERSISHQIP

Falni Buzëqeshje Jetës

Buzëqeshjet që si fale kurrë, fali sot
Në kohë të vështira, shihesh o njeri
Ke apo s' ke, fundi i njerëzimit
Bota do të krijohet përsëri!

Kjo jetë është mashtrim, është një lojë
Ta luash është kusht, ta duash të sjell argëtim
Buzëqesh edhe në qoftë buzëqeshja e fundit
Në shpirt mos mbjell mjerim!

Plaku, të vrojton në heshtje
Fëmija të përcjell në çdo veprim
Mbaje larg panikun nga vetja
Në familje falë buzëqeshje, mbjell gëzim!

" Askush mbi ligjet e natyrës! "