>
LETERSISHQIP
Leta Gela-Kutllovci

Veshtë Në Krah

Hija e vdekjes po na ndjek
Përball nesh një tym i zi
S' gjenë as në tokë ngushëllim njeriu
Qielli mori ngjyrën gri!

Fije shprese mantel bardhët
Janë heronjë, fitojnë betejë
Vëjnë n' rrezik jetët e tyre
Vepra e tyre na ngazëllej!

Zë trishtim i pyet gjyshi
A do të ketë armë pushim,
Si e kam gjendjen bija ime
A do të vdes, a kam shpëtim?

Shpirt këputur i përgjigjet
Mirë do të bëhesh babaxhan
Do të zbulohet bari i duhur
Edhe kjo do t' ketë derman!