>
LETERSISHQIP
Lulzime Rexhepi

Më S'do T'jem E Jotja

E di që do mbërrijë pranvera
dhe viti me katër stinë
diq e pa zakonshme
do të ndodh me mua
ku shok përjetë
do ta kem vetminë.

E di se ndonjë herë
sdo të ngroh dielli,
dhe nata pa hënë
kurrë sdo të jetë
diq e pa zakonshme
do të ndodh me mua
sepse jetoj për një të vërtetë.

E di se ndonjëherë
do të jetoj me plot brenga
ku dhimbjet
do më shtrengojnë në brendi
diq e pa zakonshme
do të ndodhë me mua
ku loti do të rrjedhë pa ndërprerë
nga këto dy sytë e mi.

E di se ndonjëherë do të vdes
e do merr fund bota
diq e pa zakonshme
do të ndodhë me mua
sepse më sdo t'jem e jotja.