>
LETERSISHQIP

Pushtuese Eshte Brishtesia

Ti Trojen e pushtove me epshin e stolisur me poezi.
E une sypergjumura neper endrra,
e lexova si dashuri.
Po s'ishte edhe aq faji i naivitetit tim.
Ti ishe luftetar i vjeter ne keto luftra.
Nuhates i perkryer.
Njihje tek femra dobesine...
Trojen e pafajshme e pushtove me te ultat strategjite.
Por tani u zgjova...
Keshtu mund te pushtosh toka e jo nje shpirt...
Paradoks!
Ti luftetar i vjeter papritur 're'.
Zemra t'u neverit nga strategjia...
Tanime Troja u bere ti qe u pushtua nga brishtesia...!

Më shumë nga Marinela Ajasllari