>
LETERSISHQIP
Megi Lumi

Endrra Dhe Realiteti

Enderroj, edhe pse e di se nuk do te arrij ne ndonje perfundim te vlefshem.
Endrrat jane te vetmet,
ku imagjinata ime eshte e shfrenuar.
Ato me shoqerojne kudo.
Pikellohem aq shume kur nje gje qe e deshiroj me gjithe shpirt ta kem nuk e kam.
Por gjithsesi kete e kompensoj duke enderruar.
Jane frymezimi im i vetem.
I ndjek ato, vrapoj pas tyre,
kam frike mos me ikin.
Jane te gjitha deshira qe pasi nuk realizohen kthehen ne nje enderr.
Ja ve fajin kohes, pse dreqin iken aq shpejt?
Pse nuk me pret qe ti realizoj ato por duhet te luftoj gjithmone?
Me duket si nje fushe-beteje,
ku duhet te fitoje me i miri.
Duke shfletuar mendjen i kujtoj me mall ato momentet e bukura qe kam kaluar qe me shume mund mezi i kam realizuar.
Habitem dhe me veten, qe kjo cmenduri akoma vazhdon.
Me duket vetja si "Megi ne Boten e Cudirave"
Fundja-fundit cudira jane.
Te enderrosh eshte e vetmja qe falas ne kete jete.
Endrrat, te japin nje lloj kenaqesie, qe s'i ben dot balle.
Jane thjesht unike, te paharrueshme, te mahnitshme.
Sa e sa sinonime do thoja per to, pa limit.
Une?! Jam thjesht nje pike e vogel ne gjithe ate univers te pafund,
ku dalja eshte veshtire te gjendet.
Realiteti, eshte krejt ndryshe.
Duhet te perballesh me gjithcka,
me te gjitha provat qe te ve perpara jeta.
Dhe ajo dita rutine e merzitshme.
Thashethemet, paragjykimet, tek cdo njeri,
ato shikimet djallezore qe nga koka e deri te kembet te acarojne ne maksimum.
O zot, mos permend edhe ata persona ku nuk goxon dot ti besh nje pyetje pasi ose te kthehen
"Me ler te qete"duke i gellitur fjalet ose ta kthejne me nje anafore acaruese duke bere rolin e filozofit dhe duke thene 1000 fjale.
Thjesht acaruese!