Megi Lumi
Prinderit (Ese)
Cdo prindi nuk i mungon dashuria per femijen.Jam shume e sigurt qe dashuria e tyre per ne nuk ka limit.Keshillat e tyre per mire me ngjasojne me perkedheljet qe merrja cdo sekonde kur isha e vogel, me ate zerin melankolik te mamit qe me vinte ne gjume.Ai entuziazmi i tyre aq i madh kur vijme ne jete, sidomos kur jemi femija i pare.Baballaret nuk durojne dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotet shkojne rreke.Ne ate moment mbizoteron vetem dashuria, lumturia, gezimi i tyre, per vrazhdesi, inat apo merzitje nuk ka vend.Zemrat e tyre gati sa s’po dalin nga vendi.Ato rrahjet e zemres aq te shpejta nga emocioni I madh.Mos permendim pastaj dhe bisedat e tyre per tiparet e te porsalindurit.Mami dhe babi jane ne dileme te madhe per fizikun e bebit.Hunda e vockel, vetullat, qepiket me ka ngjare mua thote mami.Ndersa babit nuk i kane kaluar akoma ato emocionet dhe rri i heshtur ne qoshe duke perkedhelur floket e bebit.Jam krenare per ata dy yje qe kam, dua te ndjek shembullin e tyre dhe dua te jem kopja e tyre.Por a jane krenare prinderit e mi per mua?A i kam bere gjithnje te lumtur?E c'mund te them per ta.Ata jane gjithcka qe une kam, ata jane te vetmit qe me keshillojne ne menyren me te mire qe mund te ekzistoje.Jane ilaci im i vetem qe mund te me sheroje.E di qe cdo fjale e tyre, thuhet per te miren time dhe te behem ajo, qe ne ardhmen te ndihen krenare per mua.Edhe prinderit e mi perpiqen gjithmone qe te mi plotesojne te gjitha deshirat, ose me mire te gjitha tekat qe une kam.Merakosen per gjene me te vogel, frikesohen thjesht per nje te gervishtur, dhe shpesh here u them, -Mjaft se vetem ju beni keshtu.Dhe te vetmet fjale qe me thuan jane:-Do ta kuptosh kur te rritesh me teper dhe kur te behesh vete prind.Nuk besoj se jam bere llastica dhe e perkedhelura e tyre.Kjo gje shpjegohet shume thjesht me jeten normale qe une dua te bej dhe te mirat qe me ofrojne ate.LOVE MY PARENTS ♥