>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Kënga Labe

Kënga Labe oshëtimë
drithëron në trupin tim...
Ndonjëherë vringëllin shpatë
Kuajt hergjele me vrap...
Rrezefeksur më jep dritë
Pis të zezë natën fashit...
Diell, hën'e yje plot
Zhytem në ta e s'dal dot...
Ndiesi e këngës Labe
Këngë derti plot me halle...
Lëshon zërin si furtunë
Aty shoh valët me shkumë...
Ndiej si çel syth'i pemës
Arom'e verës dhe vjeshtës...
Barin e kashtën e thatë
Edhe dimrin e acartë...
Malet me vello të bardhë
Pa dhe shiun breshërimë
Vetëtimë e bubullimë...
Erë, ciklon e suferinë...
Nuk njeh prit'e nuk njeh portë
dashurinë për fëmijët
Më e shenjta në k'të botë..
Nëpër të e qar'e foshnjës
Si thyesi yt moj këngë..
E ndjek me sy, se si rritet
Se si çapitet në këmbë...
Jetë, mund gëzime plot
Vetëm ti Labe më ngop...
Tek ti thith ison e këngës
Regëtimë, trokthin e zemrës...
Dashurinë avull të ngrohtë,
të babait dhe të nënës...
Me kurorën e argjend-të
Vetëm ti moj kënga labe
I ngre të gjallët në këmbë..
Lodrojnë dhe hedhin valle
Je dalldi, muzë frymëzimi,
më bëhesh gjinkall'në gojë
E më shpërthen ligjërimi, në mes lulesh trëndelina
Isua jote më vjen ninull e dremis në ëndërrima!...

Nga krijimet e mia fillestare.