>
LETERSISHQIP

Jeta

Një lojë kaubojësish pistolierë,
Me një fishek në të nagantit mullir,
Që venë në provë fatkeqët e mjerë,
Ku frika dhe shpresa udhëtojnë në delir…

Jeta, një lojë e rrezikshme guximtarësh
Dhe mjeranësh, mes frikës dhe shpresës,
Jeta, një lodhje, që shuan dritë mjeranësh
Dhe humbet mes së shkuarës, harresës…

Më shumë nga Ndue Dragusha