>
LETERSISHQIP

Më Mungon...

Prekma dorën lehtas,
Do ndjesh se gjithë ekzistenca jonë
Qarkullon limfës veç me prekjen tënde.

Më shih në syrin tim të kaftë,
Do ndjesh se aty ke fole të sigurtë
Dhe diell për ëndrrat tona.

Vëri buzët mbi të mijat,
Do i ndjesh fluturat e pranverës,
Tek rreken të thithin polen nga shpirti.

Fjalët na humbasin intimitetin,
Shpirti duhet prekur në mënyrë hyjnore,
Me një “copë” ëndërr zhdukim botën njerëzore…

Më shumë nga Ndue Dragusha