>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

Ku Je Nisur Çupëz E Vogël

– Ku je nisur çupëz e bukur
Me ato flokë si flutur?
– Në shkollë xhaxhi unë po shkoj
Me shokë e shoqe do të mësoj.

– Ku je nisur çupëz flokëartë
Me çantën që në dorë mban?
– Në klasë të parë xhaxhi më kanë ftuar,
Shkronjat e bukura për të mësuar.

– Ku je nisur ti çupëz shkollore
Me këtë të bukurën abetare?
– Në shkllë me gëzim xhaxhi po shkoj,
Shkrim e lexim atje do të mësoj.