>
LETERSISHQIP

Mirë Se Erdhe

Eja, moj dallëndyshe e lumtur,
në vendlindje tënde t’bukur;
Eja se të pret e shtrenjta fole,
eja, vendin ti këtu e ke.

Eja, moj dallëndyshe përgjithmonë,
ne fëmijët shumë na gëzon;
Dallëndyshe ti, moj krahëlehtë,
në vendlindje ti jeto e qetë.

Dallëndyshe ti mirë se na vjen,
me krahëhapur për ty na gjen;
Këtu të presin qindra urime,
Eja e kënaqu me ne në vendlindje!