>
LETERSISHQIP

Ah Sa Shumë Për Ty Jam Mërzitur!

Sa herë në dritare kur po shikoj
Zërin tënd ty nuk po ta dëgjoj
Mos vallë je mbyllur në karantinë!?
Si unë edhe ti në këtë stinë.

Ah, sa shumë për ty jam mërzitur!
E për çdo ditë jam duke të pritur
Sa shumë për ty më ka marr malli!
Janë brengosur edhe fusha e mali.

Ah, sa shumë kjo praverë u vonua!
E ty nuk po të dëgjoj duke këndua
Ah sa shumë shpirti më është lënduar!
Dua ty të dëgjoj duke e kënduar.

Ah, mor bilbil më thuaj ku je strukur!?
Dil e thuaja këngës tënde të bukur
Dua prej dritares ty të shikoj
Në degë të pemës zërin tënd ta dëgjoj