>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

Së Bashku Do Të Jeni Në Valle

O ju shumë të dashur shkollarë
Që nga shkolla jeni ndarë
Vetëm edhe ca ditë ju doroni
Në shkollë përsëri do të shkoni.

Mësueset/it me ditar në dorë
Juve do të ju presin në shkollë
Buzëqeshja juaj nuk do mungoj
Fusha e male do t’ i gëzoj.

Ju do hedhni valle e do të këndoni
Si zogjtë në pranverë do të cicëroni
Së bashku të gjithë do të këndoni
Shkollën tuaj do e zbukuroni.

Vetëm edhe ca ditë bëni pak durim
Shkolla jua e pret tuajin kthim
Së bashku të gjithë do jeni në valle
Nuk do të keni aspak brenga e halle.