>
LETERSISHQIP

Hapma Derën, Oj Shkolla Ime!

Ah, moj nënë ime e dashur, moj nëna ime
Sa më ka marr malli për shkollën time
Pa pritur, oj nënë nga shkolla jam larguar
Më thanë në shtëpi mbyllur për të qëndruar.

Të lutem, oj ti shkollë e dashur, oj shkolla ime
Më hap derën të vijë e të futem në klasën time
Lotët ti ndali e të kthej mallin e dashurisë sime
Se shpirti si qiri po më digjet për ty shkolla ime.

Dua përsëri të kthehem aty në shkollën time
Për ty me lotë në sy jam duke ndenjtur klasa ime
Se nga shoqet, shokët ky virusi na ka ndarë
Ah, sa më ka marr mall, të gjithë për ti parë.

Oh, Zot po të lutem edhe ty që të na ndihmosh
Këtë virus të na e largosh
Shpirtrat nga frika duam o Zot të na i shërosh
E me shokë, shoqe në shkollë të na bashkosh

Dua të i nxjerri mbi bankë libra, faletore e lapsa
Më mungon gjithëçka, më dhimbset e zbrasta klasa
Dua të kthehem e të ulem në karrigën time
Hapma derën, oj e dashura e bukura shkolla ime!...