>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

Dashuri E Prangosur

Dashurinë ma vodhën
ëndrrat për lirinë mi plagosën,
këngën ma ndalën në qifteli
më thanë pranverë nuk ka për ty.

Më thanë të mos pushoj te lumi
ku janë dashuruar Zana dhe Guri,
mos ta dëgjoj zërin e bilbilit
te korija ime në muaj të prillit.

Më erdhën te pragu i derës
më thanë të mos i marrë erë pranverës,
më thanë të mos ulem për të pushua
e mos të pi ujë aty në krua.