>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

Në Rrugë Të Zotit

Na dhemb, o na dhemb koka,
S’na mbanë nga dhembja, as Qielli as Toka.
Dhembje të madhe në trup, e na pikon loti,
Shpëtim kërkojmë vetëm nga Zoti.

Kur jemi në brenga më shumë në halle,
Kërkojmë nga Zoti ndihmë të madhe.
Vallë duhet kërkuar nga Ai ndihmë,
Vetëm atëherë kur punët i kemi vështirë.

Me Zotin duhet të jemi bashkë gjithmonë,
Asnjëherë nga mendja mos ta largojmë.