>
LETERSISHQIP

Ai Që Pret

Ti, një drenushë e frikësuar rend në pyll
Unë, një egërsirë që pas të është qepur,
Në do gjithë botën në ndihmë ti thirr,
Veç unë jam në botë dhe veç ti ke mbetur.

Do të të frikësojnë udhët ku kalon,
Zhurma e çapit tim do të vijë nga pas,
Trupin - duar të paqarta ta kaplojnë,
Qafën do ta djegë, i zjarrti imi afsh.

Pa kurrkënd në dhomë në netët dimërore,
Më kujto, kur përbrenda pus e errtë,
Thuaj: Ai është që i shkund dritoret,
Thuaj: S`është era, ai po më thërret!

Zehiri që i hodha botës nga gjoksi im,
do ta thajë ty jetën si një trëndafil,
Nëse arratisesh bredharake qytet më qytet,
Prapë mua do më mbetesh në të fundit ditë.

Do vdesësh... mbyllen rrugët pas,
Unë në varr bëhem një mik, e pres,
S`arrihet fantazia si një shenjë
Në tokën tënde do bëhem gur, do pres.
Shqipëroi: Alban Tartari

Më shumë nga Nexhip Fazëll Kësakyrek