>
LETERSISHQIP

Vagabondi

Në këtë faqe dheu, veç unë janë vagabond,
Në këtë faqe dheu, veç unë një i mjerë,
Nëse çdokush në botë ka një vend,
Unë them se gjith` bota imja është e tërë.

Për vite e brodha kokën time boshe,
E kërkova një jetë shokun qoshe më qoshe,
Në vdes s`ka kush më vë gurvarrin sipër koke,
Edhe unë habitem me këtë gjendjen time.

Shpirti im s`është dertli, e as i gëzuar,
As me veten a me tjetër dashuruar,
Për një ëndërr vend më vend kam shkuar,
Tash, nisem e eci mbas hijes time.
Shqipëroi: Alban Tartari

Më shumë nga Nexhip Fazëll Kësakyrek