>
LETERSISHQIP

Politik

Politika jone shqiptare
Eshte si dielli prapa henes
Shkruar nga e em e Zeqos
Zbatuar nga maj e thenes

Ujvar kaluan tre dekada
Punet u bene hari kiri
Ate pune qe ben i ati
Gjith naten e prish i biri

Fshatari e hodhi zgjedhen
Iku cifliku, cahiri
S'mbillet as nje kokerr gruri
Digjen pyjet e ulliri

Rusia ngriti doganat
Si t'ja bej Yzeiri
I mban syte nga Putini
Eshte fukara Fakiri

Parlamenti digjet flak
Hodhi mandatin Tahiri
Opozita mori rruget
Rama i luajti nga fiqiri

Drejtesia mbeti te ura
E hodh ku kish thell me shume
Sa shpejte shkuan tridhjete vite
Mjeri ti e i ziu une

Presidenti hodhi ziqin
Per LSI-n eshte krenar
E ktheu ne prone private
Burri gruaja jane pronar

Fukarait u rop lekura
Nuk i mbet as lesh as qime
Gjith diten permbys kazan
Kerkon kora mbledh therrime

Ne pranver do behen zgjedhjet
Luli ben mijera premtime
E mbush qiellin me sllogane
Me genjeshtra e mashtrime

Zgjedhjet do behen te lira
Ashtu si ne Amerik
Opozita s'do ti pranoj
Ksaj i thone politik

DËRGOI: