Rakela Zoga
Ndarje! (Dimërore)
Dimri e ngriu lotin.
Sytë, pa qerpikë e rrjedhë uji nuk ‘qajne..
Mbetur te verbër, prej heshtjes shkarpe.
Pritja e shembi mallin, të vetmin udhëtar.
Mungesa vallëzon, në pistën e kujtimeve.
Veshur zhgënjim, këmbëzbathur zjarr..
Në valsin e saj, unë dhe ti.
Spektatorë lakuriq, përqafuar ndarje.
Nesër, ndoshta ortakë të ditëve vetmi