>
LETERSISHQIP

Lluksi Me Arixhij

Nuk isha ende 15 vjeç
nuk shkoja në disko... në piano bar
Kalldrëmeve të Korçës, po lija pas vajzën e vogël
perdore me kenget…serenatat
…dhe ahengun e arixhijve në mëhallë

Filloi arrixhiu…Ramadan
të shtonte darkat dhe sazet,
një herë për vehte, një herë për motrën,
për vëllanë…darkën tjetër…e bëj për babanë

Po çmendej Ramadani me vehten
flokët gjithë brilantinë…mustaqet i ndroi,
shtoi një dhëmb tjetër, floriri në gojë,
por zëri po i mekej…sa herë që thosh,
do të vijë prapë në aheng...leshverdha e bukur,
ajo leshverdha prej soji

Me dantella, si kurbatkat
më qepi mamaja një fustan,
bleva një ton fytyre, me ngjyrë fare të errët,
dhe pse nuk e ndryshova dot lëkurën e bardhë,
shpirtin e qepa njëlloj si ezmeret

Tërboheshin arrixhijtë,
këngë kurbatçe po mësonin
dhe gurët plot aristokraci të Korçës
unë vetëm përcillja kureshtjen, gëzimet e tyre
përcillja habitë...pyetjet e moshës.

Qysh atëhere mbaj mend
dëshirën për ti mësuar vehtes
ç'do gjë të re…me të kundërtën e shoqeve,
të kundërtën e së zakonshmes

U rritën pazaret dhe bastet,
ne lojën e xhambazëve, njëlloj si për gomerët,
sa herë që ziheshin për mua,
kush do të ulej pranë…kush do cikte pa dashje
gjoksin e madh të leshverdhës
..dhe xhelozia e arrixhijve u rrit
por më shumë ajo e grave,
unë besoja akoma ne mos përzierjen e ngjyrave,
në lehtësinë e rrëshqitjes…mesuar në format konkave.

Jetova si grua e bukur…e përkëdhelur,
me nazet e lëkurës së bardhë.
por një ëndërr që doja...ta shihja me nje arrixhi
(sa vite kam që e pres)…nuk e kam parë

Dhe nuk di akoma ...cilin të zgjedh për këtë ëndërr,
Ramadanin, të jatin, apo vëllanë … Gurali,
( më mirë po ja u lë atyre ta zgjedhin)
për mua mjafton të jetë,
veç njëri …nga këta arixhij

Pastaj unë ika, i humba kalldremet,
eren e molleve te Korces
por akoma kendohet kenga...mbeti histori
si ziheshin jo vetem arrixhijte...por dhe klarinetat
kush do zgjaste kokën me afer
të vështronte sytë e bukur te leshverdhes …gjoksin

Shijova netë…me më shumë muzikë,
dhoma me shumë lluks...me me shumë dëfrim
por akoma se kam gjetur lluksin e mendjes,
si në dhomat pa mure…me arrixhij...