>
LETERSISHQIP

Para Nenes Dhe Kafes

Para nenes dhe kafes
gjithmone shkoja e bukur
floket krehur plot kujdes
vendosja gruan e lumtur mbi takat e kuqe
te nisej...dhe me dredhine e bijes
nen nje rrip te holle
fshihja dhimbjet ne bel.

Sa shume e doje ti kete takim
(une sa e doja)
ne syte e tua boj kafe, shihja cdo ngjyre
Ne duart e tua, numeroja botet
dashurite ...gishtat e tu te lodhur numeroja.

Me mallin dhe kafet neper duar
zbulonim sekretin e ikjes shpejt te kohes
pjestuar me nenen...gruan...bijen.
Kafja ishte si nje toke e bute
ku ti dhe une me mallin per njera tjtren
ecnim ne te djeshmet dhe te nesermet
duke prekur, zbutur dhimbjet e njerzve

Ehhh ...sikur te ishe nene
dhe me e bukur do te behesha...

Nga malli i madh qe kam per ty
ne avuj lotesh me kthehen avujt e kafese
sa here qe e pi vetem, i kam ne gryke
dhe rrezohem...shkundem si nje vjeshte

Zgjohu nene ...jam une
thone se s'ngrihesh dot
thone... se ke vdekur
(por mundem une ta besoj)
ndaj morra nje re ne duar
e nisa me avujt e kafese
qe nga Los angeles per ne Korcen tone
zgjohu nene ... kam dhimbje sa bota e tere
zgjohu ...eshte mengjes.