>
LETERSISHQIP
Rosy Gallace

Kohë E Tretur

Nuk ishin kilometrat e një autostrade
që na bënin të ndiheshim të largët.
Nuk ishin punimet në rrugë
apo kostot e udhëtimit.
Nuk ishte as ajo vajtje-ardhje
me një avion të shpejtë.
Ishin mendimet tona
aq ndryshe... dhe... të largëta vërtet.

Koha jonë ka udhëtuar kështu
gjithnjë mes jetësh paralele
që ndjekin njëra-tjetrën, pa u takuar kurrë.

Mendimet tona të gërshetuara
nëpër ditë me vetmitë,
tani në lakuriqësinë e tyre janë këtu.

Koha jonë është tretur.

Të paktën një herë, pa gjetur pretekste,
të shikohemi me sy të sinqertë,
përtej fjalëve, të dëgjojmë
ritmet e zemrës; le të shtrëngojmë duart
dhe vetvetja të jemi ne.
Përktheu nga italishtja: Irma Kurti