Rosy Gallace
Përtej Fjalëve
Të kam menduar shumë këto ditë
dhe sot shkrova mendimet e natës.
Ndoshta pse ti ende fle mes mbulesave
të kujtimeve të mia. Ndoshta pse vitet
na rrëshqitën në trup në një çast,
dëshmitarë të kohës që ka ndalur dje.
Imazhe dhe tinguj që shkojnë përtej fjalëve
dhe sulen si gjemba në fyt.
Je si tatuazhet në lëkurë, që
koha i çngjyros me dritë dhe ua lë
të paprekur kuptimin.
Të kam kërkuar përtej logjikës së pse-ve,
përtej çdo përgjigjeje të mundshme dhe është atje
ku unë pengohem ngaherë në vendimet
e mia kundër rrymës për të ikur më pas
në një arratisje të vazhdueshme drejt asgjësë.
Gjithçka duket se rrjedh si një e tërë,
e megjithatë koha thur komplote në netët
e dimrit pa fund.
Ti nuk përgjigjesh dhe në heshtjen tënde
shpërthen thirrja ime e pendimeve dhe vetmive.
Kështu, unë dorëzohem.
U dorëzohem zbrazëtive të mbushura me heshtje,
dhembjes së butë të shpirtit që kalon
nëpër fije të padukshme dhe ajrin
e ftohtë të mëngjesit e përshkon.
Mëkat që tek ti nuk arrijnë
fjalët e mia që shkojnë përtej
çdo logjike të asaj që ti do të dëgjosh.
Kështu që kurrë nuk do ta mësosh
sesi është veshur dielli këtë mëngjes.

Përktheu nga italishtja: Irma Kurti