Sabrie Selimaj
Buzëqeshje Diellore
Buzëqesh vetëm një çast, po munde,
të prek butësinë e shpirtit tënd t`dlirë
zemra t`relaksohet nga shkëlqimi i syve
të bëhet dashuria ime, vargje e poezive
Eja një çast, me vështrimin tënd diellor,
me buzën e skuqur me nuanca qershije
krahëhapur si shqipe, lëshohu n`krahëror,
thirrjet e lumturisë të përflakën si meteor...
Nëse jeta është një hap i hedhur tutje,
atëherë` ti je vargu i këngës time...
hëna e përlotur, nga puthjet e dashurive,
vështrimi ëndrrimtarë përtej bardhësive
Sytë e tu, flasin fjalët e zemrës...
zemra, përcjell dashurinë me shikime,
duke vizuar udhët e ëndrrës shpresë,
në krahët e tu, lumturia dritën ndezë

Komente 0