>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Do Doja

Do doja t`përcillja dashurinë time,
me fishkëllimat e shpirtit të dlirë...
vargjet t`i thurja me lulet e stinve,
t`prëkëdhelja me butësi, lumturinë,

Ti shtroja rrugët të tëra me petale,
aromën dashuri tërë bota t`a ndiej,
të prekja çdo zemër, të shëroja plagë,
tingujt harmonik t`fishkëllojnë gjithë andej,

Do doja të përcillja paqe, si dhuratë
Duke kurorëzuar botën me dashuri,
në sytë e lumturisë dashuria e zjarrtë
burimi i pa shtershëm për çdo Njeri...

Vargjet e mija, le të bëhen këngë,
jehonë lumturie, për atëdheun tim,
në fletët e historisë medalion i artë
në buzët e dashurive, ilaç, shërim