>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Kush Jam Unë

Kush jam unë në të vërtetë
dhimbja, loti, apo trishtimi,
mos jam qelq e thyem lehtë
duke ikur në udhë gjykimi ...

Kush jam unë! Zoti e d!?
Mali i heshtur, sup rënduar
mos jam nata me ofshama,
që në djep më mallkoi nëna!

Kush jam unë !në Perendi!
mos jam nata me stuhi
mos jam reja lotë ngarkuar
dhe kërkoj për të zbarkuar,

Kush jam unë! në të vërtetë!
dhimbja, loti a`po trishtimi
shkruaj e gris nga një fletë
gjerë në perendim dielli ...?