>
LETERSISHQIP
Sabrie Selimaj

Një Ditë

Një ditë, ndoshta do më kujtoni!
Atëherë kur unë s`egzistoj më,
Ju s`duhet, përsëri të mendoni,
Që ikja pa kthim... bën më zë...

Dikur' ishja e dobishme për ju,
Ju asnjëherë, nuk më vlersuat
Vrapuat me hamendjen, kuturu
Përkujdesjen time n`djall e çuat.

S`do quaja bekim, mendjen djerr`
As puthjet grindavece, ashtu kot
Kjo jetë ç`farë të jep dhe t`i merr
Vrapimi kuturu si trupi pa kokë...

Nuk më vjen keq për vete` aspak,
Keq më vjen për ju e egon tuaj...
Udhës ikje, unë do iki pa merak,
Që ju ndihi t`bekuar'me fati juaj?