>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Ah Sikur?!

Ah po t'me vinte një ditë muza
Ti çjerrë me zá oshetimë,piskam
Terë këto "ndytësira" qe i benë njerëzia
Tuj perdhos eshtrat e burrave qe ranë

Po qe do kur muza t'ndalet
E ta zë frymën në grykë
T'banë me i qa fushat e malet
Kombin tonë se lënë me u rritë

Mjerë kjo farë e "pjellë e keqe"
Qe na ndajnë vëllain me vëlla
Nuk janë tjetër,perveç dreqer
Mjerë për kombin qe i ka

Gjithkund flitet ambël n'shqipe
Tash po zbrazet ditë për ditë
Këto "hordhijë"qe i prijnë te ligës
Kanë zënë vende n'qeveritë

Për pakë vjet do zbrazët vendi
E do ngelim n'pleq e n'plaka
Athua kujt do i ngelët vendi
Tokë e shqipeve,"tokë ngrata

Kush se do atdheun siç ishte
Kreshta e male flisnin n'shqipe
Me ato burra qe kishte
Me u lavdëru për njëmijë vite

Shpejt s'do kemi çka me qa
Vet e bëmë për faqe t'zezë
Nuk do ketë kush çka me pa
N'tokë te djerrë,shqiponja e "zezë"!
3 qershor 2024