Sahit Shala
O Ju Te Gjallë!
Shqiptarë, o farë e fis pellazgë e dardanë,
me shekuj s’u trembëm kurrë
Me heshta, shpatë e jatagan, i lamë me gjak shkrepa dhe gurë
Me pallë që shkrepëtinte xixa stralli,
luftuam ndër vite e mote
Patëm Skënderin si ballë mali, legjendën e kësaj bote
Emri i Gjergjit bënte kërdi,
si moti e vetëtima
E kur kërciste shpata e tij,
larg ndihej oshëtima
Në gjoks shtrëngove shqipen e malit, që sot e kemi
n ‘flamur
Pas qindra vjetësh nëpër beteja,
Ismaili e mori në duar
Këtë grusht te vogël për luftë e nxitën, të tjerë pa fis e farë
Djajtë e Karpateve desh na fashitën,
për të mos na thënë shqiptarë
Me pushkë e penë luftuam pa ndalë, vetë Dedë Gjon Luli e Mic Sokoli
E mijëra tjerë që i kem në radhë,
"Lahutë" e Fishtës për to shumë foli
Kjo tokë u mbush me epitafe,
nder e trimëri dhe fjalë plot vlera
Për t’u mbajtë mend ndër vite e mote,
se si luftuam ne përhera
Tash nga nëntoka seç vjen një klithmë:
"Ruajeni besën e burrit!"
Nuk mbetet shpirt që nuk e dridhe,
betimin e dhënë flamurit
E tash në liri mbetëm në skaj, harruam eshtrat ndër varre
Bëjmë hasmëri vëllai me vëllanë,
e tundëm Besën e Madhe
Mblidhuni, o bij përreth flamurit,
se fjala komb është shenjtore
Apo ta veshim petkun e turpit,
t’i falim hasmit tokat arbërore?!...
Kaluan shumë vite nga Mëvetësia,
të ndarë në treva kemi mbetë
E tërë Lugina e Çamëria,
në duar të hasmit, si zogj të shkretë!
A mos është koha t’i thërrasim mendjes,
se kështu nuk vejmë gjëkundi..
T’i kthehemi sërish rrugës së të parëve,
ndryshe na mori lumi!
me shekuj s’u trembëm kurrë
Me heshta, shpatë e jatagan, i lamë me gjak shkrepa dhe gurë
Me pallë që shkrepëtinte xixa stralli,
luftuam ndër vite e mote
Patëm Skënderin si ballë mali, legjendën e kësaj bote
Emri i Gjergjit bënte kërdi,
si moti e vetëtima
E kur kërciste shpata e tij,
larg ndihej oshëtima
Në gjoks shtrëngove shqipen e malit, që sot e kemi
n ‘flamur
Pas qindra vjetësh nëpër beteja,
Ismaili e mori në duar
Këtë grusht te vogël për luftë e nxitën, të tjerë pa fis e farë
Djajtë e Karpateve desh na fashitën,
për të mos na thënë shqiptarë
Me pushkë e penë luftuam pa ndalë, vetë Dedë Gjon Luli e Mic Sokoli
E mijëra tjerë që i kem në radhë,
"Lahutë" e Fishtës për to shumë foli
Kjo tokë u mbush me epitafe,
nder e trimëri dhe fjalë plot vlera
Për t’u mbajtë mend ndër vite e mote,
se si luftuam ne përhera
Tash nga nëntoka seç vjen një klithmë:
"Ruajeni besën e burrit!"
Nuk mbetet shpirt që nuk e dridhe,
betimin e dhënë flamurit
E tash në liri mbetëm në skaj, harruam eshtrat ndër varre
Bëjmë hasmëri vëllai me vëllanë,
e tundëm Besën e Madhe
Mblidhuni, o bij përreth flamurit,
se fjala komb është shenjtore
Apo ta veshim petkun e turpit,
t’i falim hasmit tokat arbërore?!...
Kaluan shumë vite nga Mëvetësia,
të ndarë në treva kemi mbetë
E tërë Lugina e Çamëria,
në duar të hasmit, si zogj të shkretë!
A mos është koha t’i thërrasim mendjes,
se kështu nuk vejmë gjëkundi..
T’i kthehemi sërish rrugës së të parëve,
ndryshe na mori lumi!
Nëntor 2019
Komente 0