>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Atje!

Atje ku dita ngryset plotë gazë.
Mbi lisë lejleku çerdhen ndërton.
Ku shtati rritet, përplot me hasë.
Pa reshtur mendja, gjithnjë më shkon.

Në at fshat të vogël, një lumë sa "grima"!
Qe çdo pranverë, gati "tërbohej"!
Mbushej me ujë, e tëre shtëpia.
Sa veç fëmija, mund të gëzohej.

Unë si "çunak" ashtu e doja!
At ujë të turbullt tërë llum e pis.
Me te dyja këmbët puset qëlloja.
Ish lojë fëmijësh, e dëlirë e brishte.

Te rriturit vinin tujë sharë!
Ik or "mistrec" se u bëre qullë.
Po kush kish hovin ne te na ndalë.
Atë fëmijëri, plot shpirt e vrulle!