>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Jetimi

Shikon i vrenjtur, e plotë me droje.
Nuk ka një dorë, qe mund ta mban!
Mundohet ta bëjë, njëfarë loje.
Porse nga shokët shumëçka e ndanë!

Rrobat e tije, nuk dinë për stinët.
Sepse ti ndërroji, ato, nuk ka.
Ndihet i vetëm, nuk di për gëzimet.
Se kupton borën, pse nisë me ra.

Në shkollë kur vete, i mungojnë gjërat.
Kurse te tjerët, kane shumë, a tepër.
Sa te gëzuar qe i kanë zërat.
Te tjerë po kënaqen, por ai rri vetëm.

Edhe si i vogël, i shkon shpesh mendja.
Se si ka mbetur, në ketë shoqëri.
Për "babë e nenë i qanë shumë zemra".
Po kush ka veshë, atë me ndie?